Muriqi nuk do të shitet nga Lazio, por pritet të huazohet

by admin
Spread the love

Klubi i Lazios nuk pritet ta shesë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar mediume të ndryshme në Itali dhe Turqi.

Drejtuesit e Lazios janë të gatshëm ta huazojnë në janar te ndonjë skuadër tjetër.

Bëhet e ditur se bisedimet për një kthim të mundshëm të Muriqit te Fenerbahçe janë të mëdha, meqë nuk ka bindur me paraqitjet e tij edhe në sezonin e dytë te Lazio.

Ai madje përballet edhe me një konkurrencë të fortë në fazën e sulmit.

27-vjeçari me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa këtë sezon në nëntë paraqitje ka kontribuar me vetëm një asistim.

You may also like