Muriqi e dëshiron rikthimin në Turqi: Si familje gjithmonë e kemi adhuruar Stambollin

by admin
Spread the love

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi është një nga lojtarët që po përflitet më shumë për t’u larguar nga Lazio në merkaton e janarit.

Për shkak të mungesave të hapsirave në formacionin e skuadrës bardhekaltër, Muriqi po mendon seriozisht largimin, madje ai ka shprehur haptazi dëshirën për t’u rikthyer te Fenerbahce në Turqi, klubi tek i cili bomberi kosovar pati edhe shpërthimin e madh.

Pak ditë më parë Muriqi ishte i ftuar në një emision televiziv turk në Stamboll teksa deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që ndodhemi në këtë qytet. Si familje gjithmonë e kemi adhuruar Stambollin pasi një qytet magjik. Vimë këtu sa herë mundemi edhe pse mund të kem vetëm 1 ose dy ditë pushim”, ka deklaruar sulmuesi kosovar ndërkohë që bashkëshortja e Muriqit me një postim në rrjetet sociale ka shkuar edhe më tej.

“Nuk kam qenë asnjëherë e kënaqur në Romë. Dua të kthehem në Stamboll dhe të lexoj mendjen e presidentit të Fenerbahces”, shkruan ajo në rrjetet.

Me pak fjalë familja e Muriqit dhe vetë lojtari kanë shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Stamboll duke i bërë thirrje Fenerbahces në një farë mënyre të shpejtojë.

You may also like