Muric largohet përfundimisht nga City, zyrtarizohet te një tjetër klub anglez  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë nuk ka më dyshime e ardhmja e portierit të kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric. Ai është larguar përfundimisht nga Manchester City dhe është transferuar te Burnley.

Ka qenë vetë klubi i Burnleyt që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Muric i bashkohet kështu ekipit që do të drejtohet nga Vincent Kompany.

Sezonin e fundit Muric e kaloi në Turqi ku u aktivizua me klubin e Adana Demirspor. Me Burnleyn ndërkohë Muric ka firmosur një kontratë deri më vitin 2026. /oversport.tv

Foto: Burnley Football Club, Facebook

You may also like