Murati thotë se Kosova s’u lejua pa fusnotë në konferencën e donatorëve në Bruksel

by admin
Spread the love

Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se e pati të pamundur pjesëmarrjen në një konferencë të donatorëve në Bruksel, për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe në Siri.

Ai ka thënë se organizatori i këtij eventi ka qenë shkaku i mospjesëmarrjes, duke shtuar se ai nuk e ka pranuar përfaqësimin e Kosovës pa fusnotë, transmeton klankosova.tv.

“U dashtë ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar”.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me shkronjat e marrëveshjes fillestare të Brukselit, dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar Murati në Twitter.

You may also like