Munishi flet në gjuhën ruse – zbulon edhe sa gjuhë të tjera i flet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Robi plaket kur don vet” në televizionin Klan Kosova. Ky emision udhëhiqet nga këngtari i njohur Robert Berisha, shkruan Insajderi.

Munishi, një trajner karizmatik në futbollin shqiptar ka zbuluar se di të flasë disa gjuhë të huaja.

Trajneri prishtinas i pyetur nga “Robi” se sa gjuhë flet, ai deklaroi se di të flet: “turqisht, anglisht, sllovenisht, rusisht, serbisht”.

Madje, Munishi e dëshmoi se di të flet gjuhën ruse duke folur disa fjalë.

Numri një i pankinës së Gjilanit deklaroi se gjuhën ruse e ka mësuar kur ka luajtur në Ukrainë si futbollist dhe si menaxher i futbollistëve në fund të karrierës së tij. /Insajderi.org/

You may also like