Mungon vetëm zyrtarizimi, Nkunku transferohet tek gjiganti anglez

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkunku, thuajse gati për t’u transferuar në Premier League. Leipzig dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen që 25-vjeçari të transferohet në Londër në merkaton e verës.

Këtë e ka bërë të ditur dhe gazetari i njohur italian Fabrizio Romano. Ai raporton se shuma që Nkunku i ka kushtuar “Bluve te Londrës”, është me vlerë 53 milionë paund. Tashmë ish-sulmuesi i Psg mund të konsiderohet lojtar i Chelsea duke filluar që nga 1 korriku i 2023.

Nkunku ishte ftuar nga trajneri i Francës, Deschamps, për Kupën e Botës në Katar. Mirëpo pak para nisjes së turneut 25-vjeçari pësoi një dëmtim në stërvitje dhe nuk arriti të jetë në Botëror. /oversport.tv

Foto: RB Leipzig, Facebook

You may also like