Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi për transferimin e Gleison Bremer te Juventusi. Mbrojtësi brazilian ka zbarkuar në Torino ku ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore me “Zonjën e Vjetër”.
Ai u prit nga qindra tifozë në hyrje të JMedical, ndërsa u ndal përpara tyre për të dhënë disa autografe. Bremer sakaq pritet më pas të shkojë në selinë e Juventusit për të hedhur firmën në kontratë.
Juventusi mposhti konkurrencën e Interit për Gleison Bremer duke dhënë një ofertë më të lartë se zikaltrit. Bardhezinjtë do të derdhin në arkat e Torinos 40 milionë euro plus 7 të tjera në formë bonusesh. /oversport.tv