Mungon vetëm zyrtarizimi, Bayern blen një tjetër talent nga Ajax

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Gjermani e konsiderojnë të kryer. Ryan Gravenberch sezonin tjetër do të veshë fanellën e Bayern Munich. Sipas asaj që raporton Bild, mesfushori 20-vjeçar ka arritur një marrëveshje me Bavarezët dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Sipas të njëjtit burim, Gravenberch do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027. Bayern do të paguajë rreth 18.5 milionë euro për kartonin e lojtarit plus 5.5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë mesfushori i cili gjatë një interviste ka thënë se Bayern është një klub i madh dhe se aty mund të fitojë shumë tituj. Gravenberch është afrimi i dytë i Bayern nga Ajax, pasi më parë është transferuar edhe Noussair Mazraoui. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook

You may also like