Mungon konfirimimi zyrtar nëse ka vdekur Nishani, raportohet edhe për koma

by admin
Spread the love

Disa media në Shqipëri, pak minuta më parë, raportuan se ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani ka vdekur.

Derisa nuk ka një konfirmim zyrtar për vdekjen e ish-kreut shqiptar ka raportime që Bujar Nishani është akoma gjallë veçse është në gjendje kome shumë të rënduar.

Top Channel, duke cituar burime të sigurta zyrtare, thotë se Bujar Nishani është në koma të pakthyeshme dhe se mjekët i kanë kërkuar familjarëve të marrin një vendim.

Të njëjtat burime thonë se familjarët e kanë marrë vendimin e rëndë për ta shkëputur nga aparaturat që e mbajnë në jetë, për shkak të pamundësisë për t’u zgjuar prej komës.

Ky medium shqiptar thotë se procedura ka filluar dhe pritet të zgjasë disa orë dhe se Bujar Nishani po jeton kështu orët e fundit të jetës.

Më 21 prill të këtij viti, ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani u shtrua me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikacioneve shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

You may also like