Mungoi disa ditë në program, Bora Zemani tregon se çfarë e mundoi këto ditë – Shqip

by admin
Spread the love

8:24 | 4 Shkurt 2022

Bora Zemani për herë të parë këtë vit ka munguar më shumë se dy herë në Për’puthen.

Herën e parë ajo mungoi për shkak të një intervenimi kirurgjik që duhej të bënte, ndërsa të dytën për shkak të gripit sezonal, shkruan lajmi.net.

Ani pse mungoi në program ajo afërsinë me publikun u mundua ta tregojë me anë të rrjeteve sociale.

Mirëpo dje moderatorja pas disa ditësh u rikthye shëndosh e mirë në Për’puthen.

Bora tregoi publikisht edhe njëherë se çfarë e mundoi këto ditë.

“Më në fund u riktheva dhe unë në “Përputhen” pas disa ditëve të vështira duke qenë se nuk kam qenë mirë nga gjendja shëndetësore, ashtu si shumë të tjerë sepse kemi dëgjuar shumë njerëz që janë sëmurë këtë periudhë. As ne që punojmë në ekran nuk jemi imun ndaj këtyre virozave”, tha Bora duke u shprehur se e kishte marrë malli për emisionin ndërsa Arjani i tha se duket si ‘kokrra e mollës’./Shqip/


You may also like