Mungesa të rëndësishme dhe emra surprizë, Brazili publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga starti i Kupës së Botës, trajneri i Brazilit Tite ka bërë publike edhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar. Në listë mungojnë emra të rëndësishëm si Coutinho i cili u dëmtua, ose mbrojtësi Renan Lodi apo Roberto Firmino.

Sa i përket portës, Tite ka preferuar të zgjedhe Ederson, Allison dhe Ëeverton. Surprizë ka qenë emri i mbrojtësit të krahut të djathtë Dani Alves, ndërsa Tite ka preferuar të grumbullojë një numër shumë të madhë sulmuesish.

Sa i përket lojtarëve të grumbulluar nga Serie A, te Brazili janë tre dhe vijnë nga skuadra e Juventusit. Danilo, Alex Sandro dhe Bremer janë tre lojtarët e grumbulluar nga Serie A, të tre në repartin e mbrojtjes.

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Facebook

LISTA E PLOTË

You may also like