Mundësi të reja, lajme të mira, shtatzëni/ Çfarë thonë letrat Tarot për këtë javë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vështrim i përgjithshëm: Kjo javë do të jetë si një rilindje me mundësi të reja, lajme të mira dhe mund të dëgjoni për një shtatzëni.

Dashi – Këtë javë do të jeni duke menduar për situatat më shumë sesa t’i flisni ato. Hëna e plotë do të ndikojë shumë në gjendjen tuaj.

Demi  – Këtë javë do të jeni të etur për të vendosur drejtësi. Duket sikur keni marrë në dorë situatëtn.

Binjakët – Këtë javë prisni komunikim, biseda të gjata, por kujdes pasi Hëna e plotë mund t’ju bëjë të nxitoheni në atë ç’ka do thoni.

Gaforrja – Këtë javë do tregoheni ambicioz për të arritur atë që doni dhe jeni duke ecur drejt qëllimit tuaj. Mjafton të mos tregoheni shumë kokëfortë.

Luani – Këtë javë do bini në sy më shumë se kurrë. Do ndiheni mirë me veten, do merrni komplimenta dhe gjërat duket se do shkojnë siç prisnit.

Virgjëresha – Këtë javë do përqëndroheni tek puna për të vendosur në vijë të gjitha problemet që u janë shfaqur. Kujdes mos teproni duke u lodhur shumë.

Peshorja – Këtë javë kryefjala për ju është “fuqia”. Do të rifitoni fuqitë dhe tani asgjë nuk ju ndal për të ecur përpara në arritjen e qëllimeve tuaja.

Akrepi – Këtë javë duket se përfundon një cikël. Mos lejoni asgjë toksike t’ju mbajë pas. Është koha për të ecur përpara.

Shigjetari – Këtë javë do kuptoni se e shkuara ju rishfaqet për t’ju prishur punë dhe jo për t’ju rregulluar prandaj është koha të hiqni dorë dhe të shihni të ardhmen.

Bricjapi – Këtë javë do jeni të gatshëm për të shprehur emocionet ose të tjerët do jenë të hapur me ju. Mbi të gjitha kjo duket një javë e shkëlqyer.

Ujori – Këtë javë duket se jeni mbyllur në vetvete, po punoni në qetësi dhe po i arrini qëllimet pa bërë shumë zhurmë.

Peshqit – Këtë javë fjala kyç për ju është “durimi”. Duhet të prisni për të arritur aty ku dëshironi. Edhe pak rrugë ju ka mbetur drejt fitores.

Nga REVISTAWHO.COM

You may also like