Mund të marrë post drejtuesi te Juventusi, reagon legjenda Del Piero

by admin
Spread the love

Gianluca Ferrero do të marrë rolin e Presidentit tek Juventusi pas dorëheqjes së Andrea Agnelli. 59-vjeçari i cili zyrtarizohet si numri një i bardhezinjve në 18 janar 2023, ka shprehur dëshirën që zëvendës presidenti i klubit të jetë Alessandro Del Piero. Megjithatë legjenda e “Zonjës së Vjetër” nuk ka vonuar të flasë  i cili ka bërë një deklaratë në rrjetet e tij sociale.

“Juventusi është një pjesë e jetës time dhe jo një pjesë e vogël. Në historinë time nuk do të isha asgjë tjetër pa këto ngjyra. Si të gjithë fansat, edhe unë po e ndjek këtë situatë me shumë vëmendje. Është koha që të jemi më shumë juventinë se kurrë.” – tha si fillim Del Piero.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të mbështesim drejtuesit e rinj. Ata kanë një detyrë me përgjegjësi të madhe që meriton mbështetjen tonë. Mendoj se është e drejtë të mos komentoj lajme, të cilat më pas mund të kthehen në spekulime. Kështu do të bëj sot edhe në ditët në vijim” – përfundoi legjenda e bardhezinjve. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Facebook

You may also like