Mund të çalojë jashtë për shkak të…

by admin
Spread the love

Motra e aktores Olta Gixharit, Gerta, ka komentuar së fundmi lidhjen e Luizit me Kiara Titon. Ajo tha se marrëdhënia mes tyre mund mos të ecë dhe pengesë mund të bëhet Kiara, për shkak të karrierës që ajo ka përpara.

“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara.

Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen. Ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe Kiara i plotëson kushtet për ta patur nënën e fëmijëve, siç thotë ai.

Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit”, u shpreh Gerta Gixhari.

You may also like