Muller ndëshkon Bayernin, Freiburg flirton me fitoren në “Red Bull Arena”

by admin
Spread the love

Nuk ka fitues supersfida e kësaj jave në kampionatin gjerman. Bayerni dhe Leverkuseni nuk arrijnë të dominojnë njëra-tjetrën dhe ndahen në paqe. Sfida përfundon 1-1, por të dy golat i shënojnë bavarezët.

Vendasit shënojnë të parët me Sule, por Muller shënon në portën e vet disa minuta më vonë dhe gjithçka barazohet. Leverkuseni ka dy mundësi të mira për të kaluar në avantazh në fund të pjesës së parë, por nuk arrin të realizojë.

Pjesa e dytë është e luftuar, por skuadrat nuk arrijnë që të gjejnë më rrugën e rrjetës. Pavarësisht barazimit, Bayerni vazhdon të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes së Bundesligës, 9 pikë larg ndjekësit më të afërt.

Një gol i Angelino në minutën e fundit të kohës së rregullt i ka mohuar Freiburgut një fitore të madhe në shtëpinë e RB Leipzig. Miqtë vazhdojnë të shkëlqejnë në Bundesligë këtë sezon dhe kanë kaluar të parët në avantazh në “Red Bull Arena”, por Leipzig ka baraspeshuar gjithçka në fund të sfidës. Të dyja skuadrat qëndrojnë në kuotën e 41 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Eintracht Frankfurt rigjen fitoren në kampionat dhe fiton bindshëm 4-1 në Berlin përballë Herthës. Miqtë dominojnë sfidën dhe nuk i lënë mundësi vendasve që të reagojnë. Hertha është zhytur në krizë rezultatesh dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Bochumi ka mposhtur në shtëpi 2-1 Greuther Furthin e vendit të fundit, në një sfidë ku vendasit i kanë shënuar të tre golat (njërin në portën e tyre).

Edhe Ëolfsburg merr një trepikësh me vlera, pasi ka mposhtur në shtëpi Union Berlin. Një autogol i Aëoniyi ka vendosur fatin e kësa sfide. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

Gjermani-Bundesliga / Java e 25-të

Bayern Munich- Bayer Leverkusen 1-1

Sule 18’ / Muller 36’ (aut)

Bochum- Greuther Furth 2-1

Leitsch 35’, Losilla 71’ / Bella-Kotchap 64’ (aut)

Hertha Berlin- Eintracht Frankfurt 1-4

Selke 61’ / Knauff 17’, Tuta 48’, Lindstrom 56’, Borre 63’

RB Leipzig- Freiburg 1-1

Angelino 90’ / Demirovic 38’

Wolfsburg- Union Berlin 1-0

Awoniyi 24’ (aut)

You may also like