Muharem Bajrami largohet nga Makedonija Gj.P. – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri i njohur i futbollit, Muharem Bajrami dhe klubi i Makedonija Gjorçe Petrov i kanë ndarë rrugës së bashku. Kështu ka njoftuar vet Bajrami përmes një mesazhi publik, përcjell Klan Maqedoni.

Siç sqaron Bajrami, ndërprerja e bashkëpunimit me klubin nga Gjjorçe Petrovi është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Të dashur miq, nëpërmjet këtij postimi dua të ju njoftoj që prej sot, e pas një periudhe 18 muajshe, nuk jam më trajner i Makedonija Gjorçe Petrovit. E gjithë kjo vjen pas marrëveshjes së dyanshme me kryesinë e klubit.

“18 muajt e kaluara kalova një prej periudhave më të mira në jetën time, ku së bashku edhe arritëm të fitojmë kupën e Maqedonisë në futboll, duke e kthyer atë në Gjorçe Petrov pas plotë 16 vitesh. Në kupë gjithashtu jemi në lojë për t’a fituar atë edhe sezonin aktual, pasi jemi një prej katër ekipeve gjysmëfinaliste. Në këtë periudhë kishim paraqitje mjaft të mira edhe në kampionatin e shkuar, e në sezonin aktual, punët nuk shkuan siç dëshiroja dhe dëshironim, për atë, vendosa që për momentin, gjëja dhe ndihma më e madhe që mund t’ia bëj klubit, është të largohem nga i njëjti”, thuhet në deklaratën e Muharem Bajramit./KlanMacedonia

 

You may also like