Muhaedin Bela: Kam paditur ministrinë e Mbrojtjes për diskriminim kombëtar, fetar, social dhe profesional

by admin
Spread the love




Koloneli Muhaedin Bela në emisioni debativ në TV SHENJA, tha se ka dorëzuar padi kundër ministrisë së Mbrojtjes, ministres Shekerinska, sekretarit shtetëror Dragan Nikoliq dhe kundër kolonelit Goran Pavlevski.

“Padia është për diskriminim kombëtar, fetar, social dhe profesional. Akuzën e mbështes në atë se shembull, se me 12 shtator është hapur konkursi për në Uashington, pikërisht më 12 shtator, koloneli në fjalë që tani është ATSH, më ka leshu masën disiplinore. Pas një muaji komisioni më ka ftuar i kanë thirr të gjithë dëshmitarët, por nuk merrnin vendim.  Më 29 janar 2020 mua më sjellin vendim se jam i pafajshëm, një ditë më vonë, koloneli në fjalë zgjidhet për të shkuar në Uashington”, tha koloneli Bela.

Ai tha se pas padisë së tij ka pasur efekt dhe janë caktuar dy shqiptar si atashe pasi deri atëherë nuk kishte asnjë.

Një nga pikat të cilën e akuzoj unë është se asnjë shqiptarë nuk është në pozitat e tilla. Më 20 shkurt bëhen dy vite që e kam ngritur padinë. Në ndërkohë më janë caktuar 4 seanca përgatitore asnjëra nuk është mbajt, dhe 5 gjykatës janë ndërruar.”, ka thënë Bela.


You may also like