Mudryk e ironizojnë në rrjetet sociale, ukrainasi sfidon tifozin: 10 mijë paund nëse më mund!

by admin
Spread the love

Mykhailo Mudryk u transferua sezonin e kaluar te Chelsea me bujë të madhe teksa kartoni i ukrainasit nga Shakhtar Donetsk, i kushtoi arkave të anglezëve plot 70 milionë euro.

Por, 23-vjeçari gjatë kësaj periudhe në Londër nuk ka mundur të ngrihet për asnjë moment në lartësinë e pritshmërive të tifozëve të “Bluve të Londrës”.

Madje, një prej tyre i ka shkruar Mudryk në rrjetet sociale pas disfatës së Chelseat në kampionat ndaj Wolverhampton. Tifozi e pyet sulmuesin nëse ka harruar të luajë futboll. Mudryk, nuk ia ka kursyer përgjigjen, madje duke e ftuar fansin e Chelseat në një sfidë një kundër një dhe në rast se tifozi e mposht në këtë duel atëherë do t’i dhuronte 10.000 paund.

Tifozi nuk e ka marrë seriozisht këtë ftesë të Mudryk, por i kërkon sulmuesit të impenjohet më shumë për ndeshjen e radhës. Në 19 paraqitje në Premier League me Chelsean këtë sezon, Mudryk ka gjetur rrugën e rrjetës në vetëm tre raste ndërsa numëron edhe dy asistë.


Top Channel

You may also like