Muamet Demiri i bashkohet “Grupit të Zjarrit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Muamet Demiri i njohur si ekspert në fushën e ekonomisë dhe financave i është bashkuar “Grupit të Zjarrit”. Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi këtij grupi, Izet Mexhiti, me anë të një statusi në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë i Mexhitit në facebook:

“Me Muamet Demirin ekspert në fushën e ekonomisë dhe financave, bartës i disa pozitave dhe detyrave të larta në institucionet publike dhe private përgjatë këtyre 20 viteve në Maqedoninë e Veriut. Sot Muameti është drejtor i përgjithshëm i një kompanie të huaj. Si kuadër i ri dhe premtues i BDI-së, ai, si dhe shumë ekspertë të tjerë të rinj, kanë kontribuar në parti që ajo të ngrihej në partinë më të suksesshme shqiptare në vend. Këtë lloj kuadri, të pastër dhe të suksesshëm ekspertësh, BDI-ja sot i ka mënjanuar tërësisht. Por Muamet Demiri nga sot u është rikthyer proçeseve politike duke u bërë pjesë e Fraksionit dhe shpresë për reformim të Bashkimit Demokratik për Integrim” ka shkruar Mexhitit.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like