Muamed Sejdini shpërblen me premio futbollistët e Maqedonisë së Veriut pas triumfit ndaj Armenisë

by admin
Spread the love

Pas paraqitjes së shkëlqyer dhe fitores bindëse 5:0 ndaj Armenisë, ndërsa në kuadër të ndeshjes për vendin e dytë kundër Islandës, ku me fitore eventuale Maqedonia e Veriut do të siguroj balotazhin për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini së bashku me Këshillin Drejtues kanë sjellur vendim për ti shpërblyer financiarisht futbollistët dhe stafin teknik në përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut.  

“Këshilli Drejtues  dhe presidenti Sejdini e vlerësojnë suksesin dhe në këtë mënyrë vazhdojnë të japin mirënjohje dhe të ndikojnë pozitivisht në atmosferën e përfaqësueses.

Këto rezutlate nuk janë rastësisht, por fryt i punës dhe strategjisë shumë vjeçare. Jemi të lumtur që pas kualifikimeve në Kampionat Europian me përfaqësuesen U21 dhe përfaqësuesen A, jemi afër të kualifikohemi edhe në balotazh për Kampionat Botëror.

Këto janë momente të veçanta për futbollin e Maqedonisë, kemi një shans të ri për rezultat historik dhe kuptohet se do të japim gjithçka nga vetja për ta shfrytëzuar.  

Futbollistët dhe stafi teknik në çdo ndeshje e konfirmojnë madhështinë e tyre dhe më vjen mirë që federate atë e vlerëson në këtë mënyrë dhe pse për këtë grup reprezentues ajo asnjëherë nuk ka qenë shumë e rëndësishme.

Për ne e rëndësishme është që kemi shansin për tu kualifikuar për herë të parë në Kampionat Botëror dhe aq më tepër që përfaqësuesja e Maqedonisë po e bashkon vendin”, ka deklaruar drejtori i përfaqësues A të Maqedonisë, Deni Masev.

Lajme interesante

You may also like