MSH: Skriningu në shkolla, 6 nxënës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1323 nxënës të testuar për prezencë të virusit KOVID-19 në shkollat e mesme dhe fillore, vetëm gjashtë nxënës kanë rezultuar pozitiv, ndërsa rezultati është negativë për 1 317 nxënës.
Qendra për Shëndet Publik gjatë detektimit të një nxënësi pozitiv me virus veprojnë sipas algoritmit të miratuar për shkollat në rast se paraqitet nxënës me simptoma ose është i dyshuar.
Për pjesën më të madhe të Qendrave për Shëndet Publik skriningu përfundon nesër, ndërsa rezultatet duhet t’i dorëzojnë më së voni deri në mesin e javës së ardhshme.
Pas përpunimit të të dhënave Ministria e Shëndetësisë do të publikojë analizën e plotë pas cka do të ketë pasqyrë të plotë për prezencën e virusit kovid-19 mes nxënësve dhe shkollave.
Ministria e shëndetësisë informon se për momentin në RMV, 885 nxënës të moshës prej 0-17 vetë janë aktive, ndërsa 15 pozitiv me kovid-19.
Në Kozle janë të hospitalizuar 19 fëmijë të moshës 9-16 vite.

You may also like