MSH për masat e reja: Nuk bëhet fjalë për vaksinim të detyrueshëm

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë reagoi ndaj kumtesës së Konfederatave të Sindikatave ku thuhet se masat që i propozon Komisioni për Sëmundje Ngjitëse janë “vaksinim të detyruar”.

“Punonjësit që përfshihen në masat e reja kanë të drejtë që të dorëzojnë test negativ një herë në javë nëse vendosin të mos vaksinohen, ndërsa ata që kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të vaksinohen nuk janë të detyruar. Të njëjtat masa që i propozojmë janë vendosur në disa vende në Evropë dhe rajon si Sllovenia, Kroacia dhe Greqia”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tyre, në kushte kur forcohet vala e re, obligim i ministrisë dhe KSI-së është propozimi i masave që do të japin rezultate si në zvogëlimin e përhapjes së virusit ashtu edhe në rritjen e imunizimit të popullatës.

Ata theksojnë se protesta kundër masave të reja janë e drejtë demokratike.

“Ju bëjmë thirrje për përgjegjësi qytetarëve me qëllim që bashkërisht të tejkalojmë sfidat me pandeminë. Kërkojmë mbështetje për masat që janë në interes të shëndetit publik dhe në mbrojtje të sistemit shëndetësor që ka presion kryesisht nga persona që nuk vaksinohen”, thonë nga MSH.

 


Lexo lajme interesante

You may also like