“Mrekullitë vazhdojnë”/ Dy fëmijë gjenden të gjallë pas shtatë ditësh nën rrënojat e një banese në Turqi

by admin
Spread the love

Një fëmijë i vogël u nxor i gjallë nga ndërtesa e shembur në Adiyaman, në Turqinë juglindore, pasi mbijetoi për një javë i bllokuar nën rrënoja.

Katër vjeçari Miray u nxor mrekullisht i gjallë, ndërsa mediat turke kanë raportuar se “mrekullitë vazhdojnë” dhe “mbahen gjallë shpresat” për shpëtime të reja.

Një tjetër nga ato “mrekulli” është edhe një 13-vjeçar i cili u shpëtua pasditen e sotme në Hatay.

Adoleshenti u vendos në një barelë, e më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Situata në Turqi dhe Siri mbetet ende tragjike, ndërsa bilanci i viktimave po rëndohet me kalimin e orëve. Deri më tani shifrat kanë arritur mbi 36 mijë, por ende vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar pavarësisht situatave.

 


Top Channel

You may also like