MPPS: Në vijim është pagesa në faza e pensioneve të qershorit

by admin
Spread the love




Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot fillon pagesa në faza e pensioneve të korrikut, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.

Tërheqja e pensioneve nëpër filialet dhe degët e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit, ndërsa për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet sot, për pensione në shumë prej 11.001-14.000 denarë nesër (e enjte), për pensione prej 14.001-18.000 denarë, ditën e premte dhe për pensione mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet të hënën, kumtoi sot MPPS-ja.

Pensionistët që përdorin kartel pagesore të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni mund t’i disponojnë paratë nga data 27 korrik (e mërkurë). Ata mund të tërheqin pensionin në një bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e përdoruesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme. MTSP apelon pensionistët që t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa në faza bëhet me qëllim të reduktimit të tollovive para dhe në banka për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik.


You may also like