MPJ: Qytetarët tanë dhe personeli diplomatik në Kazakistan janë të sigurt

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme e përcjell rregullisht situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës sonë në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë që ndodhen atje. Pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ka kontakte të rregullta me qytetarët tanë, të cilët ndodhen në lokacione të sigurta.

“Deri më tani Ambasadës sonë i janë drejtuar vetëm dy shtetas tanë, për gjëra të vogla, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë; por asnjë nga personat nuk është në rrezik.

Mbeten në fuqi rekomandimet drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Kazakistan, ndërsa ata që aktualisht ndodhen në vend të mos i lënë objektet ku ndodhen dhe të shmangin tubimet në vende publike për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

 


You may also like