MPJ: Ndahen 100 pasaportat e para mobile përmes Ambasadës në Londër

by admin
Spread the love




Në proces ndarja e 100 pasaportave të para mobile të Republikës së Maqedonisë së Veriut të lëshuara nga Ambasada në Londër! Me vendosjen e stacionit bazë në këtë Ambasadë, u thjeshtua dhe u shkurtua procedura për pajisje me dokument të ri udhëtimi për Diasporën tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila më parë zgjaste 4 deri më 6 muaj.

“Ky është moment historik për praktikën konsullore dhe se e gëzon feedback-u pozitiv i shtetasve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të botës”, theksoi ambasadorja, Aleksandra Miovska

“Ky është një moment historik për praktikën konsullore në këtë Ambasadë. Qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Angli, Skoci, Uells ose në Irlandën e Veriut tani mund t’i ripërtrijnë pasaportat e tyre në mënyrë shumë më të thjeshtë, më efikase dhe më të shpejtë. Më vjen mirë që përshtypjet dhe reagimet e para nga të gjithë ata që e vizituan Ambasadën në 4 javët e fundit janë pozitive. Ky është motivi dhe sfida më e fuqishme për ekipin e Ambasadës, që të vazhdojë të jetë një shërbim efikas në dobi të qytetarëve”, theksoi Miovska.

Nga MPB-ja informojnë se qëllimi i projektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile në Përfaqësitë tona Diplomatike dhe Konsullore (PDK) është plotësimi i nevojave të Diasporës, e cila vite me rradhë ankohet për procedurën e ngadalshme të lëshimit të dokumenteve të udhëtimit.

“Përmirësimi i shërbimeve të PDK-ve tona për Diasporën është prioritet i lartë i MPJ-së, intencë e së cilës është që në periudhën vijuese ky projekt i rëndësishëm të zgjerohet me më shumë PDK”, thuhet në kumtesë.

Paraprakisht, procedura për marrjen e pasaportës së re për shtetasit e RMV në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjatur katër deri në gjashtë muaj. 


You may also like