MPJ këshillon qytetarët: Mos udhëtoni në Niger

by admin
Spread the love

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger dhe mundësisë së eskalimit të saj, Ministria e Punëve të Jashtme iu bën apel shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet në Niger, ndërsa ata që ndodhen në territorin e Nigerit dhe kanë mundësi të largohen nga vendi, të largohen menjëherë, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Njëkohësisht ju njoftojmë se Ministria përmes Ambasadës në Kajro po punon për evakuimin e një shtetasi tonë, i cili ka kërkuar ndihmë. Për këtë po zhvillohen negociata intensive me partnerët dhe aleatët tanë, të cilët kanë përfaqësi në Niger.

Me këtë rast, lusim qytetarët tanë që ndodhen në Niger e të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre, ta kontaktojnë Ambasadën tonë në Kajro, në numrin e telefonit +202 27 508 501; +201017810085; +201033615542 dhe adresën elektronike [email protected].
Po ashtu, shtetasit tanë mund ta kontaktojnë Ministrinë në numrin e telefonit kujdestar +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]”, thonë nga MPJ.

MARKETING




You may also like