MPJ-ja bullgare: Sjellja e papranueshme! Spasovski: Policia ka vepruar në mënyrë profesionale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe përkundër sjelljes së pahijshme, bërtitjeve, fyerjeve dhe përpjekjeve për sulm fizik ndaj shërbimeve kufitare maqedonase nga ana e shtetasve bullgar, MPJ bullgare reagoi për veprimin e policisë në pikën kufitare Deve Bair. Atje dje për shkak të rënies së sistemit ka ardhur deri te ngecja në kalimi e kufirit, pas çka shtetasit bullgar kanë filluar të bërtasin dhe t’i ofendojnë nëpunësit policorë, ndërsa ka pasur përpjekje për sulm fizik. Policia në Deve Bair ka arrestuar tre persona dhe u ka shqiptuar dënim prej 300 eurove dhe 3 vjet ndalesë për hyrje në Maqedoni. Në lidhje me këtë MPJ bullgare në bisedë e ka thirrur edhe ambasadoren maqedonase në Sofje, Agnesa Rusi, ndërsa në kumtesën e publikuar akuzojnë se sjellja e autoriteteve maqedonase ka qenë nënçmuese dhe e papranueshme për popullin bullgar.

“Ministria për punë të jashtme e definon sjelljen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut si nënçmuese dhe të papranueshme ndaj popullit bullgar dhe Republikës së Bullgarisë. Veprimet e autoriteteve të Maqedonisë i kanë bërë dëm serioz procesit të kthimit të besimit. Kemi informacione për dhunën nga ana e autoriteteve kufitare të Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht në Shkup u bë përpjekje befasuese por e pasuksesshme për kufizimin e numrit të delegacionit zyrtar bullgar gjatë kohës së qëndrimit në kishën Shën Spasi”, thonë nga MPJ e Bullgarisë.

MPJ e Maqedonisë me përgjigje se individë dhe organizata nga Bullgaria vazhdojnë të shprehin pretendime territoriale dhe të lëndojnë ndjenjat e popullit maqedonas, ndërsa për ndodhitë në pikën kufitare thonë se Sofja nuk ka bërë asgjë që të pengojë individë që të provokojnë dhe të ofendojnë ashtu diç ka ndodhur në pikën kufitare Deve Bair.

“Republika e Bullgarisë nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme që të pengojë veprimin radikal të individëve në pikën kufitare Deve Bair, që të ofendojnë dhe ushtrojnë dhunë ndaj nëpunësve policor kufitar të Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me protokollet për punë dhe standardet e BE-së për menaxhim të suksesshëm me kufijtë, një pjesë e personave që prishën rendim dhe qetësinë publike, u arrestuan dhe u nxorën para gjykatës kompetente ku u janë shqiptuar masat adekuate”, deklarojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, vlerësoi se veprimet dhe sigurimi i vetë ngjarjes, por edhe në pikat kufitare ka qenë në nivel të lartë.

“Më lejoni që t’i jap mirënjohje dhe të dërgoj urime për profesionalizmin dhe përkushtimin nga ana e njësive organizative të MPB-së për realizimin e shkëlqyeshëm të planit operativ në pjesën e mirëmbajtjes së sigurisë gjatë kremtimit të ditës së lindjes së Goce Dellçevit. Si para varrit të Dellçevit te kisha Shën Spasi, ashtu edhe në pikat kufitare, policia maqedonase në lartësi të detyrës me sukses ka realizuar këtë ngjarje me nivel më të lartë të sigurisë – shembull eklatant për atë se si vepron policia e rangut europian”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Nga VMRO-DPMNE përsëri me kritika për organizimin e shënimit të 151 vjetorit të ditëlindjes së revolucionarit, Goce Dellçev.

“Organizimi skandaloz i shënimit të lindjes së Goce Dellçevit është prova më e fortë se pushteti ka dalë nga realiteti dhe se frikohet nga populli. A këto janë fruta të miqësisë? Helikopterë, automjete luftarake dhe barrikada. Marrëveshja për miqësi është një dru i helmuar, ndërsa frutat e helmuar po i shohim sot. Në shënimin e lindjes së Goce Dellçevit u pa aftësia e pushtetit të Kovaçevskit dhe Ahmetit, siç e shohim në çdo segment të shtetit, i cili por shkatërrohet”, pohoi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Ndryshe dje u shënua 151 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit në kishën Shën Spasi, ku është varri i tij.

You may also like