MPJ: Ende vlen thirrja për qytetarët tanë nëse kanë mundësi të largohen nga Rusia

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme sot informoi se ende vlen thirrja për shtetasit e vendit tonë nëse kanë mundësi të largohen nga Rusia, e dërguar më 28 shkurt të këtij viti, kur ishin shpallur masat restriktive drejt Moskës, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Nga MPJ u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që planifikojnë vizitë në Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi në të.

Nga MPJ theksojnë se për mbështetjen e qytetarëve të vendit që ndodhen në Rusi janë në dispozicion numrat e telefonit në Ambasadën tonë: + 74 99 124 33 57 (telefon fiks) dhe + 79 58 643 34 63 (celular). si dhe e-mail adresat: [email protected] dhe [email protected]

 

Po ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]


You may also like