MPJ e Bullgarisë shpreh shqetësim për veprimet e presidentit Pendarovski

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehu shqetësim për veprimet e fundit të funksionarëve që deklarojnë qëndrimet negative në opinion e që janë në kundërshtim me klimën pozitive të krijuar nga përpjekjet aktive të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare të publikuar në ueb faqe.

“Disa ditë pas takimit të suksesshëm të përbashkët të dy vendeve, sërish jemi dëshmitarë të rritjes së tensioneve në opinion që nxiten nga veprime konkrete të presidentit të Maqedonisë së Veriut i cili tenton që t’i riaktualizojë temat që janë në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017. Sipas tyre, veprime të tilla nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes që siguron përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe besimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë.


You may also like