MPJ-bullgare: Inkurajojmë Komisionin e Çështjeve Historike të vazhdojë me punën e tij

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari ka përshëndetur aktivitetet e deritanishme të Komisionit të Përbashkët për Çështje Arsimore dhe Historike ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, të themeluar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

Ministria rikujton se komisioni ka arritur marrëveshje për vëllezërit e Shën Kiril dhe Metodi, Shën Kliment dhe Naumi dhe Car Samuelin.
Zv. ministri i Punëve të Jashtme, Kostadin Kojabashev, tha se ministria resore inkurajon komisionin që të vazhdojë përpjekjet e tij për të përfunduar shpejt punën e të gjitha periudhave të asaj, siç thotë ai, është historia jonë e përbashkët.

“Publikimi i propozimeve të vitit 2019, të miratuara nga qeveritë e të dyja vendeve, është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes së publikut si në Bullgari ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rezultatet e punës së komisionit të përbashkët. Kështu, sipas mendimit tonë, krijohet baza e nevojshme për të vazhduar me zbatimin praktik të një marrëveshjeje tjetër shumë të rëndësishme nga protokolli, e ajo është – koordinimi i një kalendari festimesh të përbashkëta për periudhën 2022-2023 për pesë figurat e përbashkëta historike”, thonë nga MPJ-ja bullgare, njofton “BNR.


You may also like