MPB: Të rrejshme alarmet për vendosjen e bombave, përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me alarmet e sotme për gjoja bomba të vendosura në shkollat në Shkup dhe në Kumanovë dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

“Menjëherë pas denoncimeve të pranuara, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt nga objektet, ndërsa më pas janë kryer edhe kontrolle të detajuara nga ekipet e kontrolleve antiterroriste dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Alarme me kanosje për gjoja bomba të vendosura të cilat kanë mbërritur në adresat elektronike sot pati në 17 shkolla fillore dhe 22 shkolla të mesme në Shkup si edhe në tetë shkolla fillore si edhe në një shkollë të mesme në Kumanovë.


You may also like