Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të një kishe në fshatin Prdejci të Gjevgjelisë, policët e Stacionit Policor Bogorodicë kanë privuar nga liria D.B (34) nga Shtipi, ndërsa rreth orës 23:50 në Gjevgjeli nga policët e Stacionit Policor Gjevgjeli është privuar nga liria, Z.V.(44) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
“Përkatësisht, në ora 21:15 në afërsi të një objekti ushqimor në rrugën rajonale Prdejci-Smokvicë, në kamion “Iveco” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.B., ndërsa në Gjevgjeli, Z.V., i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot 306”, me targa të Shtipit, për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën penale”, njoftojnë nga MPB.