MPB me detaje për aksionin policor në burgun e Idrizovës: Janë gjetur 37 thika, 50 telefona dhe drogë

by admin
Spread the love




MPB ka dhënë detaje në lidhje me aksionin policor të zhvilluar në burgun e Idrizovës.
Zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska, informoi se pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake është kryer bastisje në 25 qeli të Burgut të Idrizovës.
“Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”, theksoi Pranjiq-Talevska.
Një pjesë e mjeteve të gjetura janë marrë për procedurë të mëtutjeshme nga ana e Sektorit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz, derisa mjetet tjera janë dorëzuar te shërbimet e burgut për procedurë të mëtutjeshme.


You may also like