MPB: Katër furgon pa dokumentacionet e nevojshme kanë transportuar udhëtarë jashtë shtetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Gjatë ditës së djeshme në pikëkalimin kufitar Tabanovc, janë ndaluar katër furgonë të cilët kanë bërë transport ndërkombëtar të udhëtarëve, ndërsa nuk kanë poseduar dokumentacionet adekuate.
Bëhet fjalë për dy furgonë të llojit “ford” një “mercedes” dhe një “fiat”, të drejtuar nga T.V(25), P.V(50), Ç.T (28) dhe M.P (33) të gjithë nga Strumica.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë njoftuar Inspektorët nga Reparti për kontroll të komunikacionit rrugorë në kudër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve. /SHENJA/


You may also like