MPB: Është konfiskuar drogë në vlerë prej 600 mijë euro, gjashtë të arrestuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me aksionin policor të mbrëmshëm. Ata thonë se është ndërprerë një transport ndërkombëtar i drogës, është konfiskuar drogë në vlerë prej rreth 600 mijë euro, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona.

Droga sipas MPB-së ka ardhur nga Kosova, ndërsa personat e arrestuar janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, raporton SHENJA.

Policia ka ndalë për të kontrolluar makinën “Opel Zafira” me targa të Shkupit, ndërsa ka qenë e drejtuar nga I.P (51) nga Shkupi, ku janë gjetur 55 pako të marijuhanës. Po ashtu gjatë kontrollit të makinës “BMË turan” me targa të Shkupit e drejtuar nga B.R (30) ngsa Shkupi janë gjetur thesë të zezë me gjithsej 116 pako me marijuhanë.

Në afërsi të pompës së benzinës në autostradën “Miqësia” janë ndaluar dy makina tjerë me targa të Strumicës, e drejtuar nga O.A (36) nga Shkupim ku bashkëudhëtar ka qenë XH.L nga Kosova, si dhe makina “mini kuper” me targa të Shkupit, e drejtuar nga E.A (33) nga Shkupi, ku si bashkudhëtar ka qenë B.R (24) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të angazhuar që ta sigurojnë transportin e drogës.

Pas urdhrit të Prokurorit Publik është bërë bastisje në shtëpinë e B.R ku janë gjetur 29 pako me marijuhanë. /SHENJA/

 


You may also like