MPB: Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumentit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Më datën 28.12.2021 nga ana e nëpunësver policorë të Stacionit Policor Gazi Babë nga liria janë privuar S.J. (35) nga f, Brezë dhe B.H. (42) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’falsifikim i dokumenteve’’ dhe ‘’përdorim të dokuementit me përmbajtje të rreme’’.
Në të vërtetë, sipas denoncimit në ora 15:30 minuta nga anëtar i komisionit për dhënie të provimit për shofer në qendër për provim në rajonin e Gazi Babës, gjatë kontrollimit të letërnjoftimit e dorëzuar nga kandidat për dhënien e provimit për shofer është vërtetuar se letërnjoftimi i dorëzuar ka qenë i falsifikuar, përkatësisht ka qenë në emër të A.J. me të dhëna për S.J. kurse fotografia ka qenë e B.H.
Gjatë bisedës zyrtare, njëri nga personat e dyshuar ka deklaruar se letërnjoftimin e falsifikuar ia ka përpunuar person në rajonin e Bit Pazarit për një shumë prej 100 eurove. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat.


You may also like