MPB: 68 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor sot (23.01.2022) në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 16.00 ka kryer kontrollin e përforcuar aksionar në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 68 shofer. Prej tyre, tre vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, si dhe tri vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

You may also like