Mozzik milioner? Artisti po lanson në treg NFT dhe do të dhurojë 50 mijë euro dhe 3 makina për fansat e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mozzik si duket ka vendosur të pasurohet akoma dhe jo përmes muzikës.

Reperi ka zbuluar se me datë 13 nëntor do të lansojë në tregun virtual 5000 NFT.

Artisti njoftoi se fansat e tij të vërtetë do të mund të blejnë NFT për një çmim prej 0.1 Etherum. Nisur nga vlera që tani Etherum-i ka në treg – vlerë e cila ndryshon me ndryshimin e tregut – dhe në rast se artisti arrin t’i shesë të gjitha, ai do të pasurohet përplot 2.369 milionë dollarë.

Krahas sipërmarrjes së tij të re, Mozzik do të dhurojë edhe 50 mijë euro dhe 3 makina për fansat e tij. Detajet e përzgjedhjes së fituesve do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

Çka janë NFT?

Kushdo që nuk është ende i njohur me NFT-të – NFT do të thotë “non-fungible token” (“token jo i këmbyeshëm”*. Në thelb, një NFT është një aset dixhital që lidh pronësinë e sendeve unike fizike ose dixhitale si vepra arti, pasuri të patundshme, muzikë ose video.

Pra, NFT-të mund të shihen si koleksione moderne. Ato blihen dhe shiten në internet – dhe ofrojnë dëshmi dixhitale të pronësisë së një artikulli të caktuar. NFT-të – si kriptovalutat – regjistrohen në mënyrë të sigurt në një blockchain, duke siguruar që aseti të jetë ekskluzivisht unik.


You may also like