Mozzik e transformon veten me filtra, kthehet në femër

by admin
Spread the love

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungon as me momente qesharake nga përditshmëria.

Një të tillë e ka bërë se fundmi duke e transformuar veten me filtra në femër, në një bionde me flokë të gjata e kapelë.

Kjo ka bërë që fotografinë ta përcjell me ‘të qeshura’ ku sipër kësaj poze ka vënë disa ‘emoji’ të së njëjtës natyrë.

I njëjti shfaqet në aeroplan pasi po udhëtonte për në Holandë dhe duket se ka të bëjë me turin e koncerteve nëpër Evropë.

26-vjeçari gjatë kësaj vere ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Këto ditë publikoi edhe albumin e përbashkët “No Rich Parents” me ish-partneren e tij, Loredana Zefin.


You may also like