Mourinho vihet nën shënjestër në Itali

by admin
Spread the love

Ditë të vështira kanë ardhur për Jose Mourinhon në Itali. Specialisti portugez ishte shumë afër fitores së parë kundër një prej skuadrave më të mira në Serie A, por mbeti duarbosh, pasi Roma e tij bëri një kthesë të plotë nga 3:1 në 3:4 kundër Juventusit. Bianconerëve iu deshën saktësisht vetëm 7 minuta për të ndryshuar rezultatin në Romë.

Ashtu siç mund të pritej, fill pas ndeshjes, shtypi italian u tregua i pamëshirshëm ndaj Mourinhos.

“Ai nuk mundi të korrigjonte problemet individuale në skuadër”, shkruajti La Gazzetta Dello Sport. Më e ashpër u tregua Corriere dello Sport, duke shkruar se “specialisti nuk e gjeti dot kurën për të shpëtuar Romën nga kolapsi”.

Megjithatë, në krahun tjetër, mbetet ish-skuadra e tij “Interi”, e cila ka arritur 8 fitore radhazi në kampionat. Skuadra e Simone Inzaghit mposhti Roman Eagles 2-1 dhe heronjtë e ndeshjes ishin Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, të cilët shënuan në Giuseppe Meazza për të sjellë Zikaltrit përsëri në Milano në krye të renditjes.

Pas ndeshjes, trajneri i Lazios, Mauricio Sari, pranoi se dëshiron një përzgjedhje lojtarësh në dimër.

Klubi e di që kemi nevojë për ndryshime, por duhet pasur parasysh edhe pjesa financiare e gjërave”, tha ai.


Top Channel

You may also like