Mourinho s’pranon pyetje dhe largohet nga konferenca, pas humbjes nga Milani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, nuk ka pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve apo ta përmendë referimin, pas humbjes së skuadrës së tij 2:1 kundër Milanit të dielën.

Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie i shënuan golat e triumfit të Milanit në Stadiumin Olimpik.

Stefan El Shaarawy i dha një fije shprese Romës me një gol në kohën shtesë, i cili s’i mjaftoi për ta shmangur humbjen, megjithatë.

Kjo ishte përballja e parë e Mourinhos me Stefano Piolin dhe vetëm humbja e parë në 43 ndeshje në shtëpi në Serie A për ish-trajnerin e Interit.

“Komplimente Milanit. Nuk dua të them asgjë tjetër, sepse përndryshe s’do të jem në stol në ndeshjen e ardhshme”, tha Mourinho për DAZN.

“Jam i zemëruar për mungesën e respektit ndaj tifozëve të Romës. Ne nuk luajtëm mirë, por lamë gjithçka në fushë. Ne e kemi këtë respekt, por të tjerët jo, dhe kjo më zemëron mua”, shtoi ai, , transmeton Gazeta Express.

“Kjo është e gjitha”, nënvizoi Mou dhe u largua furishëm.

Si pasojë e kësaj humbjeje, e cila ishte e katërta sezonale në ligë, Roma ngel në vendin e katërt me 19 pikë, 12 më pak se liderët Napoli dhe Milan.

You may also like