Mourinho: Roma po rritet si klub, jam i lumtur në Itali

by admin
Spread the love

Jose Mourinho ka vetëm fjalë dashurie për Romën e tij dhe ambientin që ka krijuar në qytetin italian. “The Special One” ka dhënë një intervistë të gjatë për Esquire, ku ka folur për eksperiencën e tij në krye të Romës.

“Unë them gjithmonë që qendrat stërvitore janë të njëjta në të gjithë botën dhe jeta që bëhet në to është e njëjtë. Ti hyn në orën 7:30 dhe del në orën 18:30.

Kështu na ky këndvështrim ndryshojnë gjëra të vogla, si fakti që jeton në një qytet të mrekullueshëm si Roma, në një vend të ftohtë ose diçka tjetër. Ajo që ka ndryshuar në jetën time megjithatë është fakti se në këtë klub ndihem mirë dhe kam një raport të mirë me të gjithë. Në Itali jam i lumtur.

Në Itali kamë rigjetur njerëz të apasionuar, një kompeticion konkurrues ku lojtarët vijnë edhe nga Premier League. Në raport me vititn 2009-2010 ka ende shumë diferenc me skuadrat e mëdha, por në ditët e sotme skuadrat e tjera janë përmirësuar.

Më pas ka edhe ekipe si Roma që janë rritur edhe si shoqëri duke sjellë më shumë tifozë në stadiume, me mundësi të shumta për t’u rritur ende.” /oversport.tv

You may also like