Mourinho para Europa League: Më duhen 3 si Pellegrini, futbolli skandinav në rritje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roma e nisi me një humbje aventurën në Europa League teksa u mposht në transfertë nga Ludogorets. Tashmë, verdhekuqtë janë të detyruar të fitojnë në ndeshjen e radhës, atë ndaj Helsinkit.

Trajneri Jose Mourinho në konferencë për shtyp theksoi se kundërshtari luan një futboll tërheqës ndërsa shtoi se në organikën e tij, do të kishte dëshiruar 3 lojtarë me tiparet e kapitenit Lorenzo Pellegrini.

“Trajneri bën diferencën dhe trajneri i Helsinkit aplikon një futboll tërheqës, ka ide shumë të mirë për lojën. Më pëlqen skuadra e tyre dhe i kemi analizuar mirë, bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë. Niveli i futbollit i skandinav është në rritje, këto tipe skuadrash janë gjithnjë të mirëndërtuara dhe nuk do të jetë e lehtë për ne.

Zaniolo- Do të luajë, më ka pëlqyer shumë sjellja e tij. Nuk e di nëse mund t’ia dalë për 90 minuta, por jam i sigurt se do të shfaqë një nivel shumë të mirë. Pellegrini? Mund të bëj çfarëdo lloj roli në fushë, është shumë i rëndësishëm. Më vjen keq që është vetëm 1 sepse do rë doja 3 si ai”, u shpreh Mourinho.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like