Mourinho në lot: Me Torinon bëmë detyrën, me Feyenoord shkruam historinë

by admin
Spread the love

Njeriu i finaleve të kupave Europiane, fitues i Champions League, Europa League dhe Conference League, Jose Mourinho, nuk i ka mbajtur dot lotët pas triumfit të djeshëm të Romës në finalen kundër Feyenoord. Verdhekuqtë për herë të parë fituan një kompeticionin europian dhe pas ndeshjes “Special One” tha:

“Ka shumë gjëra në kokën time tani. Kam njëmbëdhjetë muaj në Romë dhe menjëherë e kuptova se ku isha. Siç u thashë djemve, në Torino bëmë atë që duhej të bënim duke u kualifikuar në Europa League. Bëmë detyrën tonë. Këtë herë nuk ishte punë, ishte histori dhe ne e shkruam”.

“Conference League ishte një kompeticion që ne donim ta fitonim dhe ndërsa vazhdonim ajo gjithnjë bëhej më shumë e vështirë. Na u desh të mposhtnim një ekip të Premier League, luajtëm me Feyenoord që eliminoi Marseille. Ndoshta mund të kishim marrë disa pikë më shumë në kampionat, por kemi dhënë shumë në Conference League”, vijoi Mourinho.

Në lidhje me të ardhmen, portugezi ishte i qartë: “Unë qëndroj, dua të qëndroj edhe nëse dëgjojmë zëra… Tani duhet të shohim se çfarë kërkon të bëjnë pronarët. Mund të ndjekim një projekt me njerez të ndershëm dhe seriozë, na mbetet vetëm të përcaktojmë drejtimin e sezonit të ardhshëm”. / oversport.tv

You may also like