Mourinho: Ndaj Betis luajmë 11 kundër 11 plus 60 mijë tifozë, do të jetë e vështirë

by admin
Spread the love

Roma do të përballet ditën e enjte ndaj Real Betis në Europa League. Ekipi i Mourinhos pret në “Olimpico” spanjollët dhe është në kërkim të fitores së dytë në këtë kompeticion pas asaj ndaj HJK. Në prag të këtij dueli ka dhënë konferencën për shtyp edhe trajneri Jose Mourinho.

“Dybala është mirë dhe do të lozë. Vështirësia nesër është që do të ndeshemi me një skuadër që ka kualitet, një identitet të qartë dhe me shumë eksperiencë. Është një skuadër që ka arritur të fitojë dhe kjo gjë në Spanjë nuk është  e lehtë nëse nuk je pjesë e tre ekipeve më të mira.

Do të jetë ndeshje e vështirë, por jo vetëm për ne, edhe për ata. Do të përballemi 11 kundër 11 plus 60 mijë tifozë që kërkojnë të japin kontributin e tyre sepse pas një jave në Sevilje do të jenë tifozët spanjollë që do të bëjnë të njëjtën gjë. Kam besim te lojtarët e mi dhe te tifozët.”

ABRAHAM DHE BELOTTI SËBASHKU- “Lojtarët e mirë mund të luajnë sëbashku. Në fillim për shumë prej jush dukej e pamundur që të luanin sëbashku Pellegrini, Zaniolo, Dybala dhe Abraham.

Megjithatë dëmtimet nuk na kanë lejuar që t’i përdorim të gjithë. Abraham dhe Belotti janë dy lojtarë të mëdhenj dhe mund të luajnë së bashku, më pas na takon ne trajnerëve për të gjetur zgjidhjen e duhur.” /oversport.tv

You may also like