Mourinho mund ta humb ndihmës-trajnerin, tifozët e Romës kërkojnë De Rossin

20:00 | 22 Korrik 2021

Jose Mourinho mund të mbetet pa ndihmës-trajnerin e tij.

Sipas L’Equipe, Jose Mourinho mund të mbetet pa numrin 2 në pankinën “Giallorosse”, transmeton lajmi.net.

Fjala bëhet për ndihmës-trajnerin, Joao Sacramento i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra franceze, Bordeaux.

Por, tifozët e Romës me të dëgjuar lajmin për largimin e Sacramentos kanë shpalosur idenë e tyre për ta zëvendësuar atë.

“Giallorossët” kërkojnë ish-kapitenin, Danielle De Rossi të jetë ndihmës-trajner i Mourinhos tek Roma pas largimit të Sacramentos.

Ende nuk dihet nëse Sacramento do të largohet, por nëse largohet, opsioni i De Rossit sigurisht që do të dëgjohet nga drejtuesit e Romës.



Leave a Reply