Mourinho: Marash Kumbulla nuk e kishte besimin tim, e fitoi

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla po kalon një moment të mirë te Roma dhe trajneri Jose Mourinho ka thurur elozhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Në konferencën e sotme për shtypin portugezi u pyet për repartin e mbrojtjes dhe deklaroi: “Smalling është mirë. Ndoshta jo shumë mirë, por ai është mirë. Ai është stërvitur për dy ditë me ekipin.

Është i disponueshëm për të luajtur dhe nëse duhet, ai do ta bëjë. Gjithsesi kemi katër lojtarë qendrorë në dispozicion. Gjithashtu Kumbulla po luan mirë tani.

Dy tre muaj më parë nuk kishte besimin tim të plotë, tani e fitoi me punën e tij. Nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë 4 mbrojtës qëndre në dispozicion që nga fillimi i sezon”, tha Mourinho.

You may also like