Mourinho: Kam krijuar mentalitet që nuk ishte në Romë prej vitesh

by admin
Spread the love

Në një intervistë për UEFA-n, José Mourinho ka folur për projektin e Romës. “Themelore ishte ndërtimi i një mentaliteti që nuk ishte prezent në Romë prej shumë vitesh. Ai u ndërtua paralelisht me një element tjetër që është vendimtar për mua: empatinë.

Për mua empatia shkon përtej grupit. Ai shtrihet edhe në atë se si klubi perceptohet nga pjesa tjetër e shoqërisë, ky klub vlen shumë më tepër se ekipi, ka peshë të madhe, është nën presionin e komunitetit dhe tifozëve”.

Ai foli edhe për sezonin e kaluar, i cili përfundoi me fitoren e Conference Legue. “Ishte e rëndësishme, jo vetëm për ekipin, por edhe për klubin dhe të jem i sinqertë edhe për mua”.

Së fundi, një batutë edhe për tatuazhin me tre kupat e fituara në Europë. “Unë jam i vetmi që ia kam dalë, asnjë lojtar apo trajner tjetër nuk e ka bërë”, tha Mourinho duke treguar edhe tatuazhin. /oversport.tv

You may also like