Mourinho: Ka njerëz që na duan në vend të tetë, nuk i komplimentoj arbitrat

by admin
Spread the love

Roma do të përballet në javën e 37-të përballë Venezias në Olimpico. Ekipi i Mourinhos po lufton për një vend në zonën europiane, ndërsa konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide e ka nisur menjëherë me kritika për arbitrat dhe faktorët e jashtëm që mund të ndikojnë në ecurinë e Romës.

“Ka njerëz që i intereson që ne të përfundojmë të tetët në renditjen e përgjithshme, me shpresën se fitojmë më pas Conference League. Në këtë mënyrë, Italia do të kishte tetë skuadra në Europë dhe kjo do të ishte diçka fantastike për futbollin italian, por kjo gjë nuk duhet bërë me padrejtësi dhe mungesë respekti ndaj njerëzve që punojnë fortë me ne.

Kundër Fiorentinës skuadra ishte pak e lodhur, dhe ata kishin një tjetër rritëm nga ne. Kanë luajtur vërtetë mirë, por jemi të lodhur nga arbitrat, VAR dhe problemet që shfaqen pas garës. Në fund mund të themi në rregull ata kanë gabuar dhe u ndëshkuan, por ku janë pikët tona?

Nuk dua të falenderoj sistemin VAR apo arbitrat në fundin e kampionatit, dua të përfundojmë në vendin e pestë ose të gjashtë që është edhe objektivi tonë. Një pozicion ky që kemi qenë praktikisht përgjatë gjithë sezonit”.

MKHITARYAN- “ Është i dëmtuar. Nesër nuk është se nuk do të luaj për shkak se po përpiqem ta ruaj atë për finalen, thjesht është i dëmtuar. Nuk kemi një organikë ku mund të bëjmë ndryshime të mëdha, dhe nuk kemi një nivel eksperience ku mund të bëjmë 8-9 ndryshime. Duhet të fitojmë nesër, kemi nevojë për pikë, por do të jetë edhe sfida e fundit e sezonit në Olimpico”.

RRITJA E ROMËS- “Jemi rritur në nivel organizativ nga gushti deri më sot. Kontrata ime ka edhe dy vite dhe koha është e nevojshme, sepse kur marrim si shembull Zalewskin, flasim për lojtarë që kanë nevojë për kohë, ndërsa në skuadra të tjera koha as nuk ekziston fare. Më pas është edhe një çështje cilësie dhe sasie. Dhe këtë vit në disa momente të rëndësishme kemi vuajtur nga ky aspekt”.

NDESHJA E FUNDIT NË OLIMPICO- “Unë dua të falenderoj tifozët, lojtarët mund ta bëjnë nëpërmjet rrjeteve sociale, por do të ishte më simbolike ta bënim të gjithë së bashku në fushë pas ndeshjes. Për përkushtimin e tyre, për dashurinë që kanë, pavarësisht rezultatit të nesërm, pavarësisht këmbës time të dëmtuar nga Kumbulla dje, do të bëjmë një xhiro në fushë të gjithë së bashku dhe ky është minimumi që mund të bëjmë”. /oversport.tv

You may also like